Parashikimi i frikshëm i Horacio Villegas: Lufta e Tretë Botërore po vjen, ja data

Një prej parashikuesve më të njohur në botë, që cilesohet edhe si “Lajmëtari i Perëndisë”, Horacio Villegas, njeriu që parashikoi zgjedhjen e Trumpit si presidenti i SHBA-ve, bën një parashikim të frikshëm për “Daily Star”

Horacio Villegas pretendon se do të nisë Lufta e Tretë Botërore, madje jep edhe datën se kur do të nisë. Horacio thotë se dita do të bjerë në 100 vjetorin e vizitës së Virgjëreshës Mari. Vizita e saj e parë thuhet se ndodhi më 13 maj 1917, ndërsa vizita e saj e gjashtë dhe e fundit thuhet se ishte më 13 tetor 1917 dhe 100 vjetori i kësaj date po afrohet, na ndajnë vetëm dy muaj.

Para pak ditësh, Villegas tha se kishe parë ëndërr sikur “nga qielli po binin topa të mëdhenj zjarri”.

“Njerëzit kudo vraponin që të fshiheshin nga ky shkatërrim. Besoj se këto raketa bërthamore do bien në qytete kudo në botë”.

“Lajmëtari i Perëndisë”, parashikoi që në vitin 2015 se Donald Trump do bëhej president i SHBA-ve, duke theksuar se ai do bëhet mbreti iluminat që do sjellë Luftën e Tretë Botërore.

Ai po ashtu parashikoi se lideri do sulmonte Sirinë, duke përfshirë më vonë në konflikt edhe Rusinë, Kinën dhe Korenë e Veriut.

Horacio tha për Daily Star se: “Mesazhi kryesor që njerëzit duhet të dinë për t’u përgatitur është se mes 13 najit dhe 13 tetorit 2017, kjo luftë do të ndodhë, do të përfundojë me shumë shkatërrime, tronditje dhe vdekje”.

SHKARKO APP