Parashikimi i yjeve, horoskopi për muajin Nëntor

DASHI – Ky muaj do jete ideal për te kaluar me shume kohe me ata qe doni dhe për te zgjidhur disa probleme. Nëse jeni ne një lidhje, javët e para do jene te shkëlqyera. Nuk do keni as problemin me te vogël me partnerin dhe do ndiheni te qete. Javën e trete mund te jene disa persona te jashtëm qe do nxisin debatet, por gjithsesi asgjë për t’u alarmuar. Beqaret do i konkretizojnë ëndrrat e tyre pas disa takimeve interesante qe do realizojnë qe ditët e para. Çdo gjë ka për te qene ndryshe tashme. Për shëndetin do përkujdeseni me tepër se me pare dhe gjendja do mbetet gjithë kohës e mire. Edhe financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar. Çdo shpenzim do e kryeni te mirëmenduar. Ne pune do jeni te hapur për çdo lloj sfide, do i shprehni hapur mendimet dhe do hidhni hapat e duhura.

DEMI – Komunikimi me ata e ju rrethojnë nuk do jete shume i mire këtë muaj. Shpesh do debatoni edhe për gjerat me elementare. Ata qe janë ne një lidhje nuk do kalojnë gjithë kohës një periudhe te qete sidomos 15 ditët e para, megjithatë nuk duhet te dorëzohen. Pas ditëve te zymta do rivijne serish ngjyrat. Beqaret do kenë takime te njëpasnjëshme dhe ëndrrat do ju realizohen me shpejt nga sa mendonin. Shëndeti për fat te mire nuk do ketë shqetësime serioze. Mund te ndiheni vetëm te lodhur here pas here dhe mund t’iu dhembe koka. Sektori i financave do jete here pas here i paqëndrueshëm. Kujdes me çdo hap qe do hidhni sepse po filluan problemet serioze nuk do dini çfarë te bëni. Ne pune do jeni ambicioze, largpamës dhe te pandalshëm. Te gjitha planet do ju plotësohen një e nga një.

BINJAKET – Humori do vije dite pas dite duke u përmirësuar gjate këtij muaji dhe kjo do beje qe gjerat te fillojnë te ecin si duhet ne çdo plan. Ata qe janë ne një lidhje do kenë disa probleme te vogla javën e pare dhe kjo për shkak te kokëfortësisë se te dyve. Pas datës 10 do rikthehet pasioni dhe emocionet e forta. Beqaret edhe pse nuk do jene ne humorin e duhur, nuk do i refuzojnë për asnjë moment ftesat qe do ju bëhen. Për këtë arsye kane për te gjetur personin me te përshtatshëm. Shëndeti duhet pasur me shume nen kujdes. Mundohuni te qëndroni sa me shume ne ajër te pastër dhe te mos neglizhoni asnjë lloj shqetësimi. Financat do jene te paqëndrueshme. Ne disa momente madje mund te gjendeni edhe ne situata delikate. Ne pune do ecni dalëngadalë drejt suksesit. Mund te merrni edhe propozime për një pune me te rëndësishme.

GAFORRJA – Ky nuk do jete një muaj shume i qete. Here pas here do gjendeni përballë vështirësive dhe problemeve. Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë turbullira te njëpasnjëshme dhe ne disa momente do mendojnë edhe për ndarje. Gjithsesi javën e fundit situata do ndryshoje si me magji. Beqaret duhet te dalin e te argëtohen sa me shume qe te mundin. Nëse do kenë mundësi mund te përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen. Shëndeti mund te ketë vetëm disa shqetësime te vogla për shkak te lodhjes ne pune, megjithatë asgjë për t’u alarmuar. Ne planin financiar do bëni mire te mos nxitoheni për te kryer investime. Ne pune mos ju besoni te gjitha atyre qe do ju thonë disa kolege sepse do e bëjnë çdo gjë qe t’iu prishin pune. Dëgjoni vetëm mendjen tuaj dhe keni për te arritur gjithnjë e me lart.

LUANI – Ky nuk do jete muaj shume i mire për ju. Do kërkoni gjithmonë me shume nga vetja dhe nga partneri dhe gjerat nuk do ju ecin si duhet. Ata qe janë ne një lidhje duhet t’i japin disi me shume prioritet jetës intime. Dijeni qe po e late pas dore partnerin do keni mosmarrëveshje me pas ose dikush tjetër do ua marre nga duart. Beqaret do joshin pa fund, por nuk dihet me rëndësi nëse do fillojnë një lidhje serioze apo do kenë thjesht aventura. Gjendja shëndetësore do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Do jeni me energjike se me pare dhe nervozizmi nuk do ekzistoje me. Gjendja e financave nuk do jete ne momentin me te mire. Tregohuni shume te matur me çdo lloj shpenzimi. Ne pune do jeni mjaft këmbëngulës dhe do arrini shume shpejt atje ku keni dashur gjithmonë.

VIRGJERESHA – Do keni një jete mjaft emocionuese këtë muaj dhe shpesh do ju duket vërtet sikur jeni ne ëndërr. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur te jete e fundit. Ata qe janë ne një lidhje duhet te mendojnë te bëjnë gjera te reja e pse jo ndonjë çmenduri te vogël. Rutina është ajo qe e shkatërron me shume se çdo gjë tjetër një lidhje. Beqaret duhet ta shfrytëzojnë çdo ftese qe do ju behet për te pasur njohje te reja. Edhe sikur gjerat te mos shkojnë ashtu siç mund te keni dashur rëndësi ka te mos qëndroni vetëm. Shëndeti do ketë probleme serioze. Do jeni nervoze gjithë kohës, mund te prekeni nga virozat e stinës, por mund te keni edhe probleme me stomakun. Financat nuk do jene shume te trazuara, por çdo gjë mund te ndodhe nëse kryeni investime te pamenduara mire. Ne pune do ju mungoje serioziteti dhe mund t’i zhgënjeni tej mase shefat tuaj.

PESHORJA – Ka shume mundësi qe asgjë te mos ju shkoje si e dëshironi këtë muaj. Planetët do i keni kundërt dhe problemet mund te zmadhohen me kalimin e ditëve. Ata qe janë ne një lidhje do jene kokëfortë dhe nuk do tolerojnë ne asnjë moment. Kjo mund ta acaroje partnerin, i cili gjithashtu nuk do hape rruge. Beqaret duhet te ruajnë sa me shume qetësinë sepse po u nxituar do e lëndojnë veten. Shëndeti mund te ketë disa shqetësime vetëm ditët e para sepse me pas gjendja do filloje te normalizohet. Do ndiheni ne forme te perkryer fizike dhe mendore. Financat mund te kenë tronditje te vogla për shkak te ndonjë shpenzimi te pamenduara. Gjithsesi nuk do e teproni. Ne pune do ju lindin ide nga me te ndryshmet sesi te arrini atje ku keni dashur gjithmonë. Do ja arrini qëllimit.

AKREPI – Ky muaj nuk do filloje shume mire, por me kalimin e kohës gjerat do fillojnë te përmirësohen. Ata qe janë ne një lidhje do ndihen me mire pas javës se pare. Do arrijnë te vendosin komunikimin ne çift dhe marrëdhënia do jete e qëndrueshme. Te sapomartuarit mund te mendojnë edhe për një fëmijë. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet te nxitohen te marrin vendime. Çdo gjë do ndodhe ne momentin e duhur, prandaj duhet thjeshte te bëhen gati për ndryshime. Për shëndet edhe me te mire duhet te ushqeheni me perimet e stinës dhe nuk duhet te neglizhoni aktivitetin fizik. Kujdes me kripen dhe yndyrën. Për financat do ju duhet mund dhe sakrifica qe t’i mbani sa me te stabilizuara. Ne pune do keni vështirësi 10 ditët e para, por me pas gjithçka do ndryshoje si me magji.

SHIGJETARI – Këtë muaj do ketë mosmarrëveshje, debate, pakënaqësi dhe lot megjithatë me pak durim dhe diplomaci do mund ta kaloni periudhën e vështirë. Ata qe janë ne një lidhje duhet t’i kushtojnë me tepër kohe dhe vëmendje njeri-tjetrit sepse ne te kundërt persona te trete do futen mes tyre dhe do ju shkaktojnë probleme. Muaji nuk do jete shume i lehte. Beqaret do jene më me fat dy javët e para kështu qe duhet t’i shfrytëzojnë ato ne maksimum. Personat interesante mund te jene edhe te rrethit familjar te miqve tuaj. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Do lodheni tej mase dhe nuk do kujdeseni si duhet për veten. Financat do fillojnë te stabilizohen pas datës 10. Ne pune vështirësitë do jene te mëdha dhe vetëm pas datës 22 do mund t’i zgjidhni te gjitha problemet. Nuk do ju mungoje forca dhe ambicia, por durimi nuk do jete aq sa duhet.

BRICJAPI – Këtë muaj nuk do kënaqeni lehtësisht. Ata qe ju rrethojnë do ju përkushtohen tej mase, por jo gjithmonë do ja dalin. Te dashuruarit, vetëm pas datës 15 do mund te ndihen te plotësuar dhe do buzëqeshin. Javët e para mund te kenë edhe konflikte te forta me partnerin. Beqaret duhet t’i bëjnë me kujdes llogarite para se te hedhin hapa, pasi ne te kundërt situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe do lëndohen. Shëndeti here pas here do ketë shqetësime te vogla, por qe do kalojnë shpejt. Për financat duhet t’ua vini veshin miqve dhe familjareve. Po i late pas dore problemet dhe menaxhimin e te ardhurave, gjendja do përkeqësohet me tepër. Ne pune do filloni projekte gjigande te cilat do ju bëjnë edhe me te njohur, por do ju sjellin edhe përfitime te majme. Do jeni me krenare për veten tuaj.

UJORI – Ky nuk do jete një muaj shume i qëndrueshëm. Ne vazhdimësi te muajit me pare, klima me partnerin dhe familjaret do vazhdoje te mbetet e tendosur. Mundohuni sa te mundni ta stabilizoni situatën pa qene vone. Çiftet duhet te dalin e te argëtohen, pse jo edhe me miq te mire. E rëndësishme është qe ata te kalojnë me tepër kohe bashke. Beqaret do realizojnë me shume takime interesante, por nuk do e kenë te lehte te marrin vendime te mëdha. Shëndeti here pas here do jete delikat, por nuk do jete nevoja për vizita mjekësore apo alarme. Buxhetin nuk do dini aspak si ta menaxhoni dhe ne disa momente mund te gjendeni edhe ne vështirësi. Ne pune do ju duhet te kaloni sfida te vështirë për te arritur se fundmi atje ku keni ëndërruar. Fundi i muajit do jete me i begati.

PESHQIT – Ky do jete një muaj me i bukur dhe gjerat kane për t’iu ecur me mire se kurdoherë. Vetëm java e fundit mund te ketë disa tronditje te vogla. Nëse jeni ne një lidhje do i keni te qarta idetë dhe mendimet dhe do hidhni hapat e duhura. Marrëdhënia me partnerin do jete e kënaqshme. Javën e trete nuk do mungojnë as surprizat e mëdha nga te dy palët. Beqaret qe e kane vuajtur pafund vetminë, këtë muaj kane për te kaluar eksperienca interesante. Shume gjera do ndryshojnë për ta. Gjendja fizike do jete delikate vetëm ditët e para, por me pas do rikthehet energjia. Nuk do vuani. Ne planin financiar mos i lini pas dore disa probleme qe ju kane dale sepse me kalimin e kohës situata mund te marre tatëpjetën. Ne pune do arrini shume me tepër nga sa kishit menduar, fale këmbënguljes dhe guximit.

SHKARKO APP