Parashikohet rritje e pagave me 10% dhe pensionet me 3%

Përfaqësuesit më të lartë të institucioneve financiare në vend do të nisen të mërkurën në  Washington ku do realizojnë takime me drejtues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore  me të cilët do të diskutohet edhe buxheti për vitin e ardhshëm. Edhe pse nuk është thënë zyrtarisht se sa do të jetë niveli i rritjes së pagave dhe pensioneve një skemë parashikon një rritje prej 10 % për pagat dhe 3 % për pensionet. Ministri i financave Arben Ahmetaj edhe pse nuk dha detaje pranoi se të gjitha mundësitë janë për rritjen reale të pagave dhe pensioneve.

Pavarësisht se ende nuk ka një vendim përfundimtar për rritjen e pagave dhe pensioneve një skemë e mundshme është që do të ketë një rritje  me 10% për pagat dhe me 3% për pensionet. Por gjithçka pritet të vendoset përfundimisht pas takimeve që do të realizohen në SHBA midis përfaqësuesve të FMN-së, ministrit të Financave dhe guvernatorit Gent Sejko.

Ministri Arben Ahmetaj edhe pse nuk dha detaje premtoi se të gjithë mundësitë janë për realizmin e një rritjeje reale të pagave dhe pensioneve.

Të mërkurën ministri i Financave dhe Guvernatori do të nisen për në Washington ku do të zhvillojnë një vizitë disa ditore. /Ora News/

SHKARKO APP