Parfumet e femrave, ja klasifikimi i 10 më të shiturve gjatë 2014-ës
Parfumi dhe femrat janë të pandashëm. Në klasifikimin e 10 parfumeve më të shitur gjatë vitit 2014 bien në sy disa emra të rinj.
Në vendin e parë, si parfumi më i shitur konfirmohet “J’adore” i Dior, i cili ka realizuar një fushatë të gjerë publicitare gjatë këtij viti. Në vendin e dytë mbetemi sërish tek Dior, këtë herë me “Hypnotic Poison”, flagrancën hipnotizuese të vanilies.
Vendi i tretë rezervon një surprizë të vërtetë. Ndër parfumet më të shitur renditet i treti “For Her” i Narciso Rodriguez, i njohur kryesisht për flagrancat e luleve.
Vendi i katërt i klasifikimit i takon parfumit “Acqua di Gioia” nga Giorgio Armanit, ndërsa i pesti renditet “Light Blue” i Dolce e Gabbana.
Në vendin e gjashtë gjejmë “Alien” nga Thierry Mugler, me nota orientale, kryesisht për klasikët.
I shtati ndër parfumet më të shitur renditet “La vie est belle” nga Lancome dhe pas tij vjen Channel me “Coco Madamoiselle” dhe “N°5”. Në vendin e nëntë gjejmë “The one” nga Dolce e Gabbana, ndërsa klasifikimi mbyllet me “Chloè”.