Paris, hiqen kyçet e çelësave të dashurisë

Muri i dashurisë në Paris, prej ditës së hënë nuk do të ketë më vlerën e dikurshme, pasi të githa kyçet me inicialet përkatëse do të hiqen
Autoritetet vendase kanë marrë këtë vendim, pasi kjo gjë ka sjellë një degradim të trashëgimisë dhe një rrezik për sigurinë e vizitorëve. Mijëra kyçe çelësash që vendoseshin nga të dashuruarit në murin prej teli në pedonalen e Pont des Arts në Paris do të hiqen të hënën. 
Ndërkaq, kyçet e tjerë të lyer edhe me inicialet e të dashuruarve në urat e tjera mbi Senë do të hiqen më vonë. “Ky fenomen na sjell dy probleme: degradim të trashëgimisë së Parisit, dhe një rrezik për sigurinë e vizitorëve, parizienëve dhe turistëve”, ka deklaruar një zëdhënës i bashkisë së qytetit. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?