Paris SG nuk ndalet në Francë, mposht kampionët e Monaco-s 2-1
Paris Saint Germain nuk ndalet në Francë, duke mposhtur edhe Monaco-n me rezultatin 2-1 në Ligue1.
Në ndeshjen e zhvilluar në Stade Louis II, parisienët e mposhtën kampionët në fuqi me golat e Cavani-t dhe Neymar.
Edinson Cavani e zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të pas asistimit nga Julian Draxler, ndërsa ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Pak minuta brenda gjysmës së dytë (52’), rezultati u dyfishua. Neymar shënoi nga pika e bardhë.
Monaco e ngushtoi rezultatin me golin e Joao Moutinhos nga gjuajtja e lirë. Mirëpo, në vazhdim vendasit nuk arritën që ta ndryshonin rrjedhën e takimit.
Pas 14 xhirosh, Paris Saint Germaini numëron 38 pikë, nga 12 fitore dhe dy barazime. Konkurrentë më të afërt i liderit janë Lyoni dhe Monaco që kanë arkëtuar nga 29 pikë.