Parkingjet e Bashkisë, në Tetor mbi 52 mijë bileta të shitura – 61 mijë euro të ardhura vetëm nga sheshet

Gjatë muajit Tetor, TiranaParking, shoqëria që administrohet nga Bashkia e Tiranës, ka shitur 52,335 bileta parkimi vetëm në sheshet e Tiranës. Ky numër ka pësuar një rënie prej gati 1300 biletash të shitura krahasuar me muajin Shtator, për shkak edhe të përfundimit të sezonit turistik, ku vizitorët që udhëtojnë me makinat e tyre kanë qenë më të paktë në kryeqytet.

Duke bërë një llogaritje të numrit të biletave, me çmimin minimal për biletën 0-3 orëshe sipas zonave të tarifimit, rezulton se TiranaParking ka qarkulluar për muajin Tetor një xhiro minimale prej 8.1 milionë lekësh.

Bileta të shitura Vlera
Zona A 33 215 Lekë 6 643 000 Lekë
Zona B 10 134 Lekë 1 013 400 Lekë
Zona C 8 986 Lekë 449 300 Lekë

Megjithatë, në këto të dhëna nuk përfshihen ato të biletave të shitura nga parkimi në rrugë, terminalet e autobusëve, parkingjeve të rezervuara apo nga abonimet për vendparkim.

Sheshi më i frekuentuar, që prej hapjes së tij në muajin Qershor është sheshi “Skënderbej”, me mbi 13 mijë bileta të shitura. Ndërkohë një numër të lartë biletash kanë shitur edhe sheshi pranë Stadiumit “Dinamo”, sheshi pranë Avni Rustemit dhe ai pranë Qytetit Studenti.

Për periudhën Korrik-Shtator u shitën 144,504 bileta, ose rreth 800 bileta më pak se tremujori i dytë i vit, pavarësisht se qëndruan 2 muaj më gjatë parkimet te sheshi “Skënderbej” dhe Bulevardi i Ri. Kjo erdhi si pasojë e uljes së kërkesës së brendshme për parkim në qendrat urbane të qytetit, por edhe mbylljes së parkimit tek Shkolla Kosova, e cila është duke u rindërtuar.

Brenda fundit të vitit ndërkohë pritet të jenë gati edhe 162 mijë karta rezidenti të cilat mundësojnë parkimin falas të qytetarëve nëpër rrugë, sipas zonës ku ata banojnë.

/Scan

SHKARKO APP