Parku i liqenit të mbetet natyral, ashtu siç është projektuar
Lajme E Martë, 20 Prill 2021 11:51
Nga Prof.Assoc.Dr. Gjok Vuksani / U bë një kohë e gjatë që po diskutohet për parkun e madh të qytetit të Tiranës i ashtuquajturi Parku i Liqenit.
Qëndrimet kanë qenë të ndryshme në mbrojtje të tij dhe në mbrojtje të futjes të elementeve struktural në park si “Lodra për fëmijë “ , “rrugica për çiklistet” etj etj.
Ndërsa unë do jap mendimin tim , kryekëput profesional, pa u ndikuar nga pasionet dhe interesat e grupeve të ndryshme.
Që në krye të herës duhet të theksoj se Tirana është kryeqyteti me sipërfaqe të gjelbër më të ulët në Europe, rreth 2-4 m² për banorë (edhe kjo shifër duhet të merret me rezerve sepse nuk ka një metodikë të saktë llogaritjeje),e krahasuar me kryeqytetet e tjera si Vjena apo Moska që shkojnë deri 24 m² për banorë .
Së pari vetëm duke u nisur nga kjo “gjendje alarmante” është e domosdoshme që të mos preket asnjë cm² sipërfaqe e gjelbër në këtë qytet të “cimentosur”.
Parku i liqenit (sipas inventarit të bashkisë ) ka rreth 22 200 bimë dhe shkurre, pothuajse gjysmën e pemëve zbukuruese që ka gjithë qyteti i Tiranës (45000 gjithsej), pra duke mbrojtur parkun ,mbrojmë njërën nga mushkëritë e gjelbërta të qytetit.
Së dyti parku i liqenit është projektuar si “Park natyral” me grup bimësh të ndryshme si Akacia 3640 cope , lisi 3300 cope , Pisha e butë 1520 copë etj, në mënyrë që të krijojnë një hapësirë të gjelbërt të ngjashme me nje pyll natyral.
Projektuesit e tij kanë sjellë një ”pyll të tërë” në afërsi të qytetit me qëllim krijimin e një mikroklime të tillë natyrale për tju treguar banorëve dhe kryesisht fëmijëve si është një pyll i vërtetë dhe për të përfituar në maksimum nga të mirat që ai sjell ,(niveli i oksigjenit , cilësia e ajrit prania e fitocideve etj ).
Së treti ky “pyll natyral” krahas pemëve të larta ka edhe bimësinë e nënpyllit që luan një rol të jashtëzakonshëm në pastrimin dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit. Është provuar se: 1 ha sipërfaqe e gjelbërt urbane përmirëson ajrin duke kapur rreth: 5,5 ton pluhura , 0,7 ton oksid karboni CO₂ , 2,1 ton bioksid squfuri SO₂ , 2,4 ton bioksid azoti si dhe 6 ton ozon O₃.
Së katërti shtrimi i sipërfaqes së parkut me çfarëdo materiali tjetër përveç barit dhe bimëve barishtore prish në mënyrë përfundimtare cilesinë e tokës dhe dobëson ndikimin pozitiv që ka sipërfaqia e gjelbërt në mjedis.
Gjithashtu vendosja e shtresave prej gome apo materialeve të tjera inerte ndërpret mundësinë e kapjes së ndotëseve të ndryshëm që ndodhen në atmosferë nga koloidet e tokës që depërtojnë nëpërmjet shiut duke stimuluar mundësinë që ato të riciklohen përsëri.
Prandaj shpesh herë (siç ndodhi para disa ditësh) ndotësit e ajrit rikthehen përsëri në formë shiu me ngjyrë.
Mund të radhisja shumë argumente shkencore përsa i përket stilit të projektimit , bashkëshoqërimeve bimore etj, etj, etj, por ndoshta këto shpjegime janë më pak të kuptueshme për lexuesit. Ndaj, ju lutem lërëni sa më natyral parkun e Liqenit, lëreni ashtu siç e kanë ideuar krijuesit (projektuesit), mjaft gjëra kemi prishur gjatë këtyre viteve ne njerëzit. Ju lutem mos fusni hekur, beton, gomë, plastike në park sepse I gjithë ambient ku jetojmë, rrugët, shtëpitë, shkollat, zyrat tona janë plot e përplot me këto material të rrezikshme, lëreni parkun vetëm me bar dhe pemë se janë shumë më të bukura.