Parlament quhet vendi ku flet mendja

Nga Zef Shtjefni

Fjalën parlament ua kemi huazuar latinëve fqinj, si shumë fjalë e gjëra të tjera. Në gjuhën tonë zyrtare përdorim dhe fjalën Kuvend. Por fjala Kuvend duket se nuk është tamam domethënëse, ose me saktë emërtuese e mirë e asaj që përfaqëson e bëhet në atë institucion. Kjo, sepse në parlament jo vetëm kuvendohet, por merren dhe vendime e bëhen ligjet kryesore të vendit. Fqinjët tanë të mençur europianë duket se kanë gjetur një fjalë më të saktë, për të emërtuar vendin, ku mblidhet mendja e popullit, për të kuvenduar, debatuar e bërë ligje. Ata po bëjnë gjithçka mundën që të na e fusin në kokë edhe ne shqiptarëve këtë koncept e kulturë, në vend të traditës e geneve tona të egra ku fjalën, “parlamente”(flet mendja) e zëvendëson shpesh fjala, ”parlapushka”(flet pushka). Le t’i kthehemi tani Parlamentit tonë e të shohim nëse korrespondon sot domethënia e fjalës Parlament, me përmbajtjen e asaj që ka brenda dhe të asaj që bëhet aty brenda. Por, më parë, t’i kthehemi shkurt retrospektivës së krijimit të këtij parlamenti, që kemi sot. Sali Berisha, siç besoj se çdo shqiptar e di, nuk e pati ndër mend as këtë radhë të lëshonte pushtetin. Por u detyrua nga diferenca shkatërruese e votave të popullit, (450 mijë me 1 milion), të cilët meqë nuk i kishte pro, Ai dhe Jozefina e tij i quajnë, 1 milion qelbësira. Po t’i kishin pro, do t’i quan me siguri, 1 milion trëndafila. Por, që të mos e vrasim mendjen shumë të gjejmë arsye të stërholluara për gjendjen në të cilën është katandisur parlamentarizmi ynë sot, le ta themi troç se kryearësyeja është strategjia destruktive e Sali Berishës. Shqipëria dhe Qeveria e Edi Ramës nuk po gjen akoma paqen dhe qetësinë e punës, që e ka karakterizuar gjithmonë, që kur ishte refugjat në Francë, kur u kthye ne Atdhe e vuri këmbët në Ministrinë e Kulturës dhe sidomos më pas, kur u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Kryeqytetit të Albanistanit të asaj kohe. Sigurisht, ashtu si Rama dhe Meta, nuk u ngjitën kaq lart pa përkrahjen e Fatos Nanos, i cili kur pa nxënësit e tij të bëheshim më të zotët se profesori, lajthiti nga xhelozia dhe u bashkua edhe me “djallin” kundër tyre. Nuk do ndonjë analizë politiko-shkencore të madhe as situata jo stabile e rëndit në Shqipëri. Gjithë sekreti qëndron te loja dhe strategjitë e Berishës, për t’ua nxirë jetën shqiptarëve, deri sa t’ia rikthejnë pushtetin e marrë me votë. Qeverinë e humbi dhe e di mirë se nuk depërton dot tek ekipi i ri qeveritar i Ramës. Ndaj Ai po përpiqet tani tek pikat e dobëta të Parlamentit. Sali Berisha dhe Jozefina e tij nuk e pranojnë dot humbjen dhe nuk e durojnë dot qëndrimin pa pushtet. Nuk janë dakord me votën e popullit në zgjedhjet e përgjithshme, ku humbën pushtetin dhe nuk do ta pranojnë dot edhe humbjen e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndaj po bëjnë ç’kanë në dorë të destabilizojnë vendin, të bllokojnë Parlamentin, të sulmojnë Policinë dhe të paralizojnë Qeverinë. Ringjalljen e krimit dhe terrorit në vend nuk ka logjikë normale që ta pranojë se po e bën Pozita kudër vetës. Është vetëm Opozita e Sali Berishës autorja dhe qëllimi dihet:për t’u thënë shqiptarëve se pa mua në pushtet, ky vend s’ka paqe. Edi Rama dhe Partia e tij, në fushatën e fundit elektorale dukeshin si një grup varfanjakësh të pa shpresë, që rropatej rrugëve e katundeve të Shqipërisë me një autobuz ndihmash. Përballë kishte urdinë shtetërore të Sali Berishës, mitingjet madhështore me orkestra e këngëtarë vipa, me para që derdheshin lum, edhe pse arka e shtetit ishte e rrënuar etj. Rama nuk kishte asnjë shpresë e fuqi financiare tjetër t’i përgjigjej kësaj batërdie, përveç shpresës tek populli i sfilitur me berishët e PD-së. Por në një gjë duket se Rama e kopjoi çuditërisht, Sali Berishën, edhe pse të “Kurbani” i tij përpiqet ta justifikojë më kot. Pasi u morën vesh natën për të ndryshuar Kushtetutën, të dy ranë dakord edhe që të mos e pyesin popullin fare për përfaqësuesit e tij, por i caktuan ato vetë me lista partizanësh. Dhe ja, shiheni rezultatin, kur deputetin nuk e zgjedh populli…Shihni Parlamentin tonë sot, se ku është katandisur. . ! Por shihni dhe një pjesë të Adminstratës publike, sidomos të asaj lokale, që as në 1997 nuk u katandis në nivelet e administratës Berisha 2, por në shumë raste edhe të Rama-Metës sot. Kështu në Parlamentin e Shqipërisë nuk ka se si të presim që të dëgjojmë ndonjë mëndje të flasë. Po të ishin vërtetë këta deputetë përfaqësuesit e këtij populli, i bie që Shqipëria aq e ka kutin mendor. . ! Jemi të shumtë që nuk e besojmë kurrë këtë, por besojmë se mendja e shqiptarëve është detyruar të struket e frikësuar shtëpive të ftohta të heshtjes ose ka marrë arratinë në emigracion. Vendin e saj në Parlament duket se e kanë zezë përfaqësuesit e më të fortëve, më të pasurve, më servilëve, me shpifarakëve, më intrigantëve, më hipokritëve, më imoralëve, më sharlatanëve…Bile, vetë ata na thonë çdo ditë se aty ka dhe vrasës e kriminelë të secilës palë. Mbase është kështu, por unë një gjë nuk e kam kuptuar akoma nga ambicia e sëmurë e këtyre njerëzve: çfarë u duhet vallë Parlamenti, ku aty është vendi më i mirë për t’u vetëdiskretituar, pasi je në sy të publikut dhe reflektorëve të mediave!? Nejse, ç’po them dhe unë. Nëse nuk i kanë, ku do t’i marrin kaq mend, për të kuptuar një gjë kaq të thjeshtë! Mos më keqkuptoni, nuk e fus Berishën unë në këtë thes, sepse Ai është kampioni i djallëzisë dhe marrëzisë në këtë vend dhe gjithçka bën, e ka jo nga padija, por nga misioni. Parlamenti është katandisur kështu, sepse synimi i Tij është rikthimi me çdo mjet e me çdo çmim në pushtetin e humbur. Janë interesa të mëdha ekonomike e financiare të humbura në valle, ndaj nuk e kanë të lehtë të shkëputen prej tyre. Kanë dhe të drejtë të bësojnë që mund t’i rifusin në dorë shpejt, për deri sa pandëshkueshmeria këtu, ësht&eum
l; bërë më madhe se mali i Migjenit, duhet një grusht shumë të fuqishëm, që ta godasë në zemër e që ajo të shkundet. 

SHKARKO APP