Parlamenti holandez voton pro mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë

Parlamenti holandez i ka hapur dritën jeshile procesit të integrimit të Shqipërisë në BE duke votuar pro mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Jashtme Olta Xhaçka përmes një postimi në Twitter, ku shkruan se “Hollanda sapo votoi pro”.

“Hollanda sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti Hollandez! Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë KPGJ-në e parë. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e çlirimit të reformës sonë”, shprehet ministrja Olta Xhaçka.

SHKARKO APP