Partia APD, shpresë dhe rehabilitim, për të gjithë të përndjekurit politikë

Nga MIHALLAQ  TOTOKOCOPULLI*

Së  fundmi, shikojmë të dali dhe partia Aleanca Popullore për Drejtësi. Kjo parti dallon nga gjithë të tjerat, për vet specifikën e rëndësishme që ka, dhe rolin që luan ajo në jetën shoqërore, sepse përmbledh të gjithë ish të burgosurit dhe ish të internuarit politik, të kohës së diktaturës komuniste. Kryetari i kësaj partie Bilal Kola, rrjedh nga një familje, e cila ka vuajtur në mënyrë të jashtëzakonshme kohën e diktaturës. I ati i tij Kurt Kola ka vuajtur burgimin politik prej 25 vitesh, dhe familja e tij u internua në Lushnjë, ku atje kaloi fëmijërinë e tij Bilal Kola. Sic e dijmë, me atë sistem vuajtën edhe mijëra familje të tjera,  nëpër burgje dhe internime dhe dalja e kësaj force politike, ndonëse shumë vonë, afron një shpresë, dhe prespektivë për të gjithë të burgosurit dhe ish internuarit politikë.  Them vonë, sepse pikërisht kjo klasë e shtypur, që guxoi të dilte kundra këtij sistemi diktatorial, dhe që e paguan shtrenjtë me jetët e tyre, që të sillnin në vëndin e tyre flamurin e demokracisë,  në  vënd  që  të krijonin  partin  e  tyre  dhe  të   ishin  promotor  në zhvillimin  e  jetës  së  vëndit,  në   fakt  u  spostuan.   Por, sic kemi parë, këtë flamur e morën të tjerët, pikërisht pasardhësit e atyre që ishin, dhe formuan partitë e tyre  të  dala  nga  PPSH. Këta u bënë promotorë të vazhdimësisë së jetës në Shqipëri,por  me  llogari  të  vjetra.  Mbas viteve 90’, të persekutuarit politikë, të gjithë së bashku, u përfaqësuan nga shoqata e të përndjekurve politikë, ku kryetari i saj ishte Kurt Kola. Kjo shoqatë duke marrë parasysh mundësitë e vogla që ju ofruan qeveritë e atëhershme, mbijetoi në sajë të përkushtimit të Kurt Kolës, i cili nuk i kurseu kritikat për qeverinë demokratike sic e dijmë, por edhe më pas me të  tjerat  qeveri  . Pas 27 viteve nën udhëheqjen e këtyre qeverive PD, PS, gjëndja e të përndjekurve politikë, të cilët ëndërronin për një jetë më të mirë, ka qënë në vazhdimësi dhe është në gjëndje të keqe ekonomike. Qeveritë e njëpasnjëshme, janë kujdesur, që t’i ofrojnë diçka të përndjekurve politikë, sa për të kënaqur anën vizuale të ndërkombëtarve, të cilët janë shumë të ndjeshëm në këtë pikë, por që në fakt ajo që është më kryesorja,  kjo shtresë duhej të përfaqësojë në të gjitha instancat e shtetit. Njerzit  e  saj  që  shquhen  dhe  dallojn  nga  të  tjerët  për  qetsi,  mirkuptim,  korektesë,  për të dhënë të gjithë vizionin e tyre të  hapsirave  të  demokracisë, për të cilën u sakrifikua, u lanë mënjane dhe kjo pikë nuk u zbatua për më tepër që u morrën masa që kjo shoqatë të mbetej e përçarë. Nuk dua të zgjatem për bëmat e atij sistemi, ku në 91’ shqiptarët u dyndën nëpër anije, për të ikur nga sytë këmbët nga ky vënd. Nuk dua të zgjatem as sot për vazhdimësinë e qeverive të sotme.   Gjatë këtyre 27 viteve ku sot 56% e popullsisë do që të iki përsëri nga sytë këmbët nga ky vënd. Një ngjashmëri dhe një realitet që i bashkon këto dy kohë 1991 dhe 2017. Ata ikin sepse nuk shikojnë prespektivë në vendin e tyre. Duke lënë mënjanë shumë aspekte të tjera, të cilat janë shumë negative për qeveritë e sotme. Unë do të doja që kjo parti e re, që është krijuar, e cila udhëhiqet nga një i ri i cili i ka vuajtur në kohët e diktaturës, por që ka një CV të shkëlqyer, dhe një botëkuptim plotësisht perëndimor, të përkrahet nga të gjithë të përndjekurit politikë, por edhe më gjërë, nga të gjithë ata që shikojnë se çfarë  kanë arritur në jetën e vëndit të realizojnë pikërisht vazhduesit e atij sistemi  dhe  se  ka  ardhur  koha    të  filloj  dicka  e  re. Gjithashtu duke parë programin e kësaj partie, i cili shpreh një optimizëm, për të gjithë shoqërinë e thjeshtë. Në këtë program ata kanë shtruar  pika  të  cilat  jan  shum  të  rëndsishme  për  mbar  shoqërin,  dhe  që  po  vecoj  pak  nga  ato  që  nënkuptojn  shum.

  • SHTETI LIGJOR  & SISTEMI ZGJEDHOR – APD mbështet fuqishëm të gjithë paketën e Reformës në Drejtësi, sipas kërkesave të partnereve tanë strategjike (SHBA dhe BE), si kusht themeltar për mirëfunksionimin e shtetit ligjor në shërbim të interesave të publikut si dhe synojmë vendosjen e një sistemi zgjedhor pa konflikt të brendshëm interesi bazuar ne votimin dhe numërimin elektronik.
  • SIPËRMARRJA – Synojmë vendosjen e taksës së sheshtë për biznesin në nivelin rreth 7.5%, ulja e vlerës së TVSH prej 5-7% për të gjithë produktet bazë të shportës ushqimore, si dhe krijimin e kushteve lehtësuese për investimet rishtazi ose ato me burime nga fitimi/dividente te bizneseve ekzistuese të cilat do të përfitojnë lehtësira sipas programit tonë politik në uljen e tatim fitimit dhe kontributeve shoqërore dhe shëndetësore ne 5 vitet e para.
  • REHABILITIMI – Përmirësime gjithëpërfshirëse të ligjit të cungët të dëmshpërblimit (përfshirja e dosjeve jashtë afatit, zgjerimi i datës nga 9 nëntor ’41, përfitimi i dëmshpërblimit të internuarve, mos-zbritja nga dëmshpërblimi i vlerës së shtëpive të privatizuara dhe e letrave me vlere, konvertimi në vlera monetare ose asete të letrave me vlerë), përcaktimi i kuotës (15% – 20% të përcaktuara me ligj në programet e punësimit, strehimit dhe arsimit, pension nderi, personave të burgosur politikë dhe të internuar).                    Jam  I  bindur  se  kjo  forc  politike  do  të  sjelli  një    frymemarje  të  re  jetës  së  vëndit  por  edhe  zhvillimit  të  mendimit  I  cili  ecën  pa  ndërprerje  dhe  në  mënyr  racionale  kur  është  e  lidhur  ngushtë  me  regullat  strikte  të  kapitalizmit  ku  në  radh  të  par  do  të  vecoja  vendoejen  në  shinat  e  duhura  sistemin  e

 

*(Ish i perndjekur politik)

SHKARKO APP