Partia e Arlind Qorit nuk pranon bashkëpunim me Berishën dhe PD

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka përjashtuar kategorikisht çdo mundësi që forca e tij politike t’i bashkohet aksionit opozitar të Partisë Demokratike kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin, Muçi deklaroi se Partia Demokratike ka humbur legjitimitetin si opozitë, për shkak të së kaluarës së saj në pushtet dhe lidhjeve me oligarkët.

“Braktisja e Kuvendit është një masë radikale. PD e ka humbur legjitimitetin dhe ka qenë në pushtet, ka lidhje me oligarkët. Ne nuk do t’i bashkohemi. Absolutisht jo. Përfaqësojmë 25 mijë qytetarë dhe vijojmë protesta, brenda dhe jashtë Kuvendit,” – u shpreh Muçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kritika ndaj modelit opozitar të PD

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti i Lëvizjes Bashkë shtoi se modeli që ka zgjedhur PD për të bërë opozitë është i gabuar dhe në fund përfiton vetëm kryeministri Rama.

“Ishte Rama ai që e mbylli debatin, por nuk është çështja e reagimit momental. Modeli që ka zgjedhur PD është i gabuar: brenda Kuvendit respektohet rregullorja, jashtë të hedhin molotov. Parlamentarizmi nuk bëhet me ulërima. Opozita po bie në grackën e Edi Ramës,” – tha ai.

Distancimi i Lëvizjes Bashkë

Duke theksuar se forca e tij politike përfaqëson një elektorat të ri, Muçi përsëriti se Lëvizja Bashkë do të vazhdojë rrugën e vet të protestave dhe aksionit qytetar, por nuk do të bëhet pjesë e skemave opozitare të PD-së.

Ky qëndrim e thellon ndarjen mes opozitës tradicionale dhe alternativës së re që pretendon të ofrojë Lëvizja Bashkë, duke sinjalizuar një pluralizëm të brendshëm të frontit kundër qeverisë Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?