Partizani vijon përgatitjet në Andorra, Zekic nuk ndryshon formacion

Partizani vijon përgatitjet në Andorra, Zekic nuk ndryshon formacion

Partizani vijon përgatitjet në Andorra në kuadër të ndeshjes me Atletik Deskalades, e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Demat zhvilluan seancën e radhës stërvitore ku grupi ishte i plotë dhe pa probleme.

Edhe pse përballë një kundërshtari modest, trajneri Zoran Zekic nuk do të bëjë shumë ndryshime krahasuar me sfidën ndaj Bate Borisov dhe me shumë gjasa do të hedhë në fushë thuajse të njëjtin formacion.

Në portë Pano Qirko, mbrojtja me katërshen, Sota dhe Sembene në qendër ndërsa nga krahët mbetet Hadroj dhe Atanastofski. Në mesfushë nuk priten ndryshime, me Rrapaj Mehmeti dhe Murataj ndërsa në sulm ka dilema.

Kroati mund të aktivizojë Eros Grezdën në vend të Tedi Carës apo Da Silvës por gjithçka do të vendoset në orët në vazhdim. Dueli do të luhet këtë të martë në orën 17:00.

SHKARKO APP