Pas 37 vitesh bie borë në Sahara

Rëra e kuqe u mbulua nga flluskat e bardha të borës në afërsi të qytetit algjerian, Ain Sefra, raporton Mirror. Hera e fundit që ka rënë borë në shkretëtirën e Saharasë, më e madhja në botë, ishte 37 vjet më parë. Pamje të bukura nga ky fenomen i rrallë në Saharë i ka sjellë fotografi amator Karim Bouchetata. Në Ain Sefra, që njihet ndryshe si “porta e shkretëtirës”, ka rënë më 18 shkurt 1979. Në atë kohë bora kishte qëndruar vetëm një orë e gjysmë, por kete here ishte më jetëgjatë duke qëndruar tërë ditën në vendin që është mbi 1 mijë meter nga niveli i detit dhe është i rrethuar nga malet Atlas. “Të gjithë jane habitur me borën që ra në shkretëtirë, kjo është një dukuri shumë e rrallë. Dukej e mrekullueshme pas rënies së borës dhe bëra foto fantastike. Bora qëndroi rreth një ditë dhe tani është shkrirë”, ka thënë Bouchetata.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?