Pas kallëzimit nga Policia, reagon Xhelal Mziu: Me urdhër politik të Ramës

Pas kallëzimit në Prokurori, kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu thotë se kallëzimi vjen nga kryeministri Edi Rama për shkak se ndjen humbjen e thellë në këtë bashki. Nëpërmjet një deklarate, Mziu thotë se urdhri Kamza dhe Paskuqani do të votojë në plebishit kundër Edi Ramës.

Mziu: I kujtojmë Edi Ramës që e parandien humbjen dhe përmes këtij urdhri politik kërkon të bëjë presion se, sikurse më tani, ndëshkimi edhe më i ashpër e pret më 25 qershor përmes votës. Kamza dhe Paskuqani do të votojnë në plebishit kundër Edi Ramës për persekutimin politik dhe krahinor që ky Kryeministër e ka shfaqur dhe u ka bërë banorëve të kësaj zone.

Vota kundër kësaj qeverie do të jetë edhe për faktin se në 4 vite, zero fonde ka akorduar për Bashkinë Kamëz, fonde që do të shkonin për projekte që do të ndikonin në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të majtë dhe të djathtë. Në sirtarët e qeverisë flenë mbi 135 projekte të Bashkisë Kamëz në fusha të ndryshme, si: rrugë, ujësjellës, shkolla, çerdhe, kopshte, treg, rivitalizimin urban etj., por që Rama as ka denjuar të kthejë përgjigje dhe jo të akordojë fonde. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?