Pas një viti kupton se ka fituar 24 milionë dollarë
Një 68-vjeçar nga Nju Xhersi i ka treguar një televizioni lokal se ka zbuluar të ketë fituar 24,1 milionë dollarë të lotarisë së Nju Jork-ut. Jimmy Smith nga shteti federal amerikan Nju Xhersi, tha se ka shikuar lajmet e mbrëmjes në të cilën kishte marrë vesh se ende nuk është tërhequr shpërblimi prej 24,1 milionë dollarësh në lotari, të cilën e kishte fituar më 25 maj 2016. “Kjo më shtyu që të shikoj listën që kisha në xhepin e këmishës në orman. Qëndrova për disa minuta, duke menduar: “A po e shoh atë që po mendoj se është me të vërtetë?” Hapa dritaren dhe mora ajër të pastër. Isha me të vërtetë i dyshimtë. Më duhej të konfirmoja se kjo është e vërtetë”, tha Smith. Tiketa e Smith kishte numrat fitues: 5-12-13-22-25-35. Smith është baba i dy fëmijëve. Ai ka luajtur lotarinë që nga vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, por asnjëherë nuk është ngutur të verifikojë tiketat e veta. Smith planifikon që të mbajë një diskutim gjithë familjar për të shqyrtuar se çfarë do të bëjë me pasurinë e re.