Pas qeseve plastike, Franca ndalon enët plastike

Franca ka marrë një vendim, të ndalojë qarkullimin dhe përdorimin e enëve plastike. Cështja është serioze, pasi që ligji do të hyjë në fuqi në vitin 2020-tën, dhe zëvendësimi i tyre do të bëhet me material organik.

Në korrik, vendi ndaloi dhe qeset plastike.  Sipas ligjit në korrik është ndaluar shpërndarja e qeseve plastike në supermarketet në Francë dhe në 1 janar 2017 do të ndalohet edhe përdorimi i tyre në sektorin e frutave dhe perimeve.

Ligji i cili ndalon përdorimin e enëve plastike, gotave dhe pjatave do të hyjë në fuqi në vitin 2020, gjë e cila do t’i japë kohë kompanive ta marrin masa.

Ministrat lokalë përcaktuan se në këtë periudhë 3 vjeçare, 50% e materialit që do të përdoret për prodhimin e këtyre produkteve duhet të jetë organik dhe i degradueshëm, dhe kjo do të rritet me 60% në 2025-ën.

Sipas ambientalistëve, ky është veprimi që nevojitet për të reduktuar problemin e mbetjeve, i cili po rritet njëlloj siç rritet popullsia globale.

SHKARKO APP