Pas “sherrit” dy ish-deputetet e PD-së bëjnë “paqe”
E kanë lënë pas “debatin” mes tyre, kështu duket nga një postim në facebook. E kemi fjalën për dy ish-deputet e PD-së, për Albina Dedën dhe Arbjola Halimin, që mbetën jashtë listës për zgjedhjet e 25 qershorit. Por që gjatë dhe pas zgjedhjeve, morën qëndrime të ndryshme. Deda u pa si një mbështetëse e Bashës, ndërsa Halimi pjesë e kritikëve.
Por duket se shoqëria e përbashkët i ka “bashkuar” dy ish-koleget. Një takim miqësor me ish-deputeten Mimoza Hajdarmataj dhe me deputeten Dhurata Çupi, ka bërë bashkë Dedën dhe Halimin.
Foton e grupit e ka postuar vetë Halimi në një postim në facebook me urimin për deputeten Çupi.
Sherri i 21 korrikut
Vijon “sherri” mes deputeteve të PD, Halimi: Gjuhë primitive…, Deda: Mos bëj avokaten e…