Pas skandalit, votohet sot për zgjedhjen e presidentit të FIFA-s

Votimi për të zgjedhur presidentin e FIFA-s, që do të vendosë mes Joseph Blatter, 79 vjeç, në post që prej vitit 1998 dhe kundërshtarit të tij Princin Ali, 39 vjeç, një prej zëvendëspresidentëve, filloi sot në Zyrih rreth orës 15:00.

Ky votim po zhvillohet ndërkohë që FIFA është goditur nga një skandal palenetar korrupsioni. Presidenti zgjidhet nga kongresi i FIFA-s me 209 votues, për një periudhë katër vjeçare. Zgjedhja zhvillohet me votë të fshehtë.

Blatter, 79 vjeç, sulmuar nga të gjitha anët dhe veçanërisht nga presidenti i UEFA-s, Michel Platini, i cili i ka kërkuar personalisht të jepte dorëheqjen, ka për kundërshtar princin jordanez, Ali bin Al Hussein, 39 vjeç, një prej zëvendëspresidentëve.

”FIFA ka nevojë për një lider të fortë dhe me eksperiencë”, theksoi Blatter, i cili kërkon një mandat të pestë në krye të instancës të goditur nga një skandal korrupsioni.

SHKARKO APP