Pas vdekjes së gruas, burri realizon ëndrrën e tyre të përbashkët
Pas vdekjes së gruas nga kanceri, burri vendosi që të realizojë ëndrrën e tyre të përbashkët për të udhëtuar në Australi.
Ben Debono dha dorëheqje nga puna, shiti shtëpinë dhe bëri këtë rrugë në kujtim të gruas së tij.
Ai kudo që udhëtoi bëri fotografi me një foto të gruas së tij të ndjerë.
Çifti ishte i apasionuar pas udhëtimeve dhe gjithçka ishte planifikuar mes tyre, madje dhe të merrnin edhe qenin me vete.
‘Jo pikërisht në mënyrën që donim, ti kurrë nuk do të ndalesh së jetuari tek mua, Ti gjithmonë do të jesh gruaja ime, dashuria ime e vërtetë’, kishte shkruar Ben në faqen e tij.