Pas vdekjes së mbretit, edhe prostitutat vishen me të zeza

“Zonat me pullë të kuqe” në Tajlandë i janë kthyer normalitetit vetëm 10 ditë pas vdekjes së mbretit, me punëtoret e seksit që vishen me të zeza ndërkohë që vazhdojnë të mbajnë zi.

Vendi u trondit kur monarku 88-vjeçar Bhumibol Aduyadej vdiq më 13 tetor, duke e ndaluar disi bumin e industrisë së turizmit në Tajlandë.

Zbavitjet u ndaluan për 30 ditë, si dhe vendet më tërheqëse u mbyllën. Turistët u detyruan të ndiqnin vendasit duke u veshur dhe ata me të zeza.

Vetëm një javë pasi mbreti vdiq, qindra prostituta vazhduan punën e tyre rrugëve të veshura me funde, fustane e çizme të zeza, në shenjë respekti për vdekjen e mbretit.

Foto u bënë në kryqytetin e Tajlandës, Bangkok.

prostituta-3 prostituta-4 prostituta2

SHKARKO APP