Pas zhgënjimit nga Basha, Aleanca Kuq e Zi mbështet LSI-në: Të votojmë numrin 1

Pas zhgënjimit nga Basha, Kreshnik Spahiu u largua nga politika, ndërsa Aleanca Kuq e Zi, ka ndryshuar qëndrimet e saj politike.

Kryesia e kësaj partie ka vendosur që në zgjedhjet e 25 qershorit të mbështesë LSI-në.

Vendimi është marrë nga Kryesia e Aleancës Kuq e Zi, e cila unanimisht ka vendosur që të votojë numrin 1. ”Të mbështesim dhe votojmë LSI-në, numrin 1”, – është porosia e Kryesisë për mijëra mbështetës.

Mësohet se edhe LSI është në dijeni të mbështetjes së Aleancës Kuq e ZI.

Edhe pse mbështeti Lulzim Bashën në çadër, ky i fundit e la jashtë koalicionit Aleancën Kuq e Zi, duke “detyruar” kreun e saj Spahiu të hiqte dorë nga politika.

SHKARKO APP