Pasagjeri shëtit nudo në aeroport

Një pasagjer është shfaqur nudo në një aeroport në Mallorcas, Palma  dhe nuk kishte as bagazhe me vete. Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë në aeroportin Son Sant Joan në një nga sallat e mbërritjes dhe më pas është drejtuar drejt tualetit. Kur zyrtarët vunë re pamjet, pasagjeri tashmë ishte larguar dhe nuk kanë arritur ta gjejnë. Ai përshkruhet si një burrë i moshës së mesme me kombësi të huaj. Nuk dihet arsyeja përse ai e ka ndërmarrë këtë veprim. Por mesa duket në këtë mënyrë ka dashur të shmangë radhët e bagazheve dhe kontrollin. Fotografitë janë publikuar për herë të parë në median spanjolle Ultimahora.es dhe kanë shkaktuar një numër të madh komentesh dhe  kritikash ndaj sigurisë së aeroportit, raporton Daily Mail.

SHKARKO APP