Pasaporta e Singaporit më e “fuqishmja” në botë, lë pas të Gjermanisë dhe Suedisë

Sipas Indeksit global për pasaporta, të publikuar nga firma konsultante globale “Arton Kapital”, Pasaporta e Singaporit është radhitur si më e “fuqishmja” në botë.

Radhitja bazohet mbi “rezultatin pa viza”, i cili e tregon numrin e vendeve ku personi me pasaportë të caktuar mund të udhëtojë pa viza ose viza gjatë arritjes.

Pasaporta e Singaporit është në krye të listës me rezultat pa viza për 159 vende, ndërsa pas saj është pasaporta gjermane me 158 dhe ajo suedeze me 157 vende ku nuk duhen viza.

SHKARKO APP