Pasdite Ndryshe në QTU

Qendra Tregtare Univers, në kuadrin e vlerave që përçon përgjegjësia sociale, ju bashkua sot nismës së fondacionit “Fundjavë Ndryshe” duke mirëpritur në ambientet e saj femijë nga familje në nevojë të zonave të ndryshme të kryeqytetit.

Fëmijët, të cilët një ditë më parë nisën vitin e ri shkollor, patën mundësinë të kalonin një pasdite argëtuese në qendër. Njëkohësisht në bashkëpunim me Dyqanet e Qendrës: Bufalo; Gald Preciosa; Cliché; SportBox; TallyWeijl; adidas; Bata; Koton; Jysk; ForMan dhe Happy Kids u pajis secili prej tyre me mjete shkollore, këpucë e veshje të ndryshme, duke synuar që nëpërmjet këtij kontributi të zbehej sadopak varfëria ekstreme që këta fëmijë vuajnë çdo ditë, e për ti bërë ata të ndihen të barabartë me shokët e tyre në shkollë.
Kjo nismë e QTU nuk është e para, dhe sigurisht nuk do të jetë as e fundit e këtij lloji. Ky event vjen në vazhdimësi të aktiviteteve të mëparshme që Grupi Balfin, pjesë e të cilit është edhe QTU, ka organizuar në mbështetje të shtresave të marxhinalizuara të shoqërisë Shqiptare, duke e integruar përgjegjësinë sociale në çdo aktivitet të Grupit.
ACREM, shoqëria që menaxhon Qendrën Tregtare Univers, ka planifikuar të shtojë kontributin për familjet në nevojë duke zgjeruar nismën edhe në qendrat e tjera të cilat ka në menaxhim të saj.
Grupi Balfin (Balkan Finance Investment Group) është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?