Pasion dhe puthje mes gjirafës dhe hipopotamit

Ky është nga ato momentet që të ngroh zemrën dhe është e çuditshme se si një gjirafë ka një lidhje me një hipopotam, pasi që jetojnë në kushte izolimi.

Lajmin e ka bërë të ditur, “The Daily Mail”, në të cilën e ka cilësuar si një gjest që njerëzit duhet ta shohin e të marrin këshillën e tyre.

Puthja u fiksua nga një fotografi në Dvur Kralove, në kopshtin zoologjik në Republikën Çeke, i cili është një nga më të famshmit në botë.

Gjirafa është fotografuar duke i hedhur sytë mbi murin midis dy rrethime në kopshtin zoologjik, dhe hipopotami që duket se nuk ka qëndruar pas por është hedhur në sulm.

Gjirafa në shkrim është cituar se është një këlysh i quajtur Josef. Dyshja ka qenë e ndarë, dhe janë gjetur në mal, e më pas janë bërë pjesë e kopshtit zologjik. Të dy janë të rrezikuar dhe janë pjesë e kopshtit zoologjik që nga viti 2015. Dvur Kralove Zoo ka popullsinë më të madh të kafshëve afrikane në Europë.

R.SH

SHKARKO APP