Pasojat e referendumit në shkëmbimet ekomomike, flet kreu i Dhomës Britani-Shqipëri

Dhoma Ekonomike Britani-Shqipëri (ABCCI) ka reaguar lidhur me zhvillimin e referendumit për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian. Në një njoftim për mediat, Dhoma Britani-Shqipëri njofton se pavarësisht rezultateve të referendumit shkëmbimet ekonomike do të vazhdojnë. Zenel Hoxha, kryetari i Dhomës Ekonomikë bën të ditur se: “Dhoma dhe anëtarët e saj mbeten të dedikuar ndaj mbështetjes për zhvillimin e tregtisë midis të dy vendeve. Rezultati është keqkuptuar nga disa si mbyllje e derës apo vështirësim të zhvillimit të marrëdhënieve tregtare midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Unë dëshiroje te ju sigurojë se kjo nuk është aspak e vërtet. Përkundrazi ne e konsiderojmë që puna vazhdon “si zakonisht”. Pasojat konkrete të këtij vendimi janë akoma të paditura. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë dhe gjejmë mundësi ku produktet shqiptare mund të futen në tregjet britanike dhe do të inkurajojmë kompanitë Britanike të marrin Shqipërinë në konsideratë si një vend për të investuar”.

Njoftimi i Plotë i Dhumës Ekonomikë Britani-Shqipëri:

Ashtu sikurse tashmë është bërë e qartë rezultatet e referendumit të popullit Britanik mbi qëndrimin apo largimin nga Bashkimi Europian doli me vendimin që Mbretëria e Bashkuar të largohet përfundimisht.

Dhoma Britanike në Shqipëri shpreh keqardhjen që rezultati i referendumit është për të mos qenë më pjesë e këtij bashkimi ekonomiko politik, pasi ne besojmë se interesat e Britanisë do të përfaqësoheshin më mirë në kornizën europiane. Megjithatë ne respektojmë procesin demokratik që solli këtë vendim.

Dhoma dhe anëtarët e saj mbeten të dedikuar ndaj mbështetjes për zhvillimin e tregtisë midis të dy vendeve. Rezultati është keqkuptuar nga disa si mbyllje e derës apo vështirësim të zhvillimit të marrëdhënieve tregtare midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Unë dëshiroje te ju sigurojë se kjo nuk është aspak e vërtet. Përkundrazi ne e konsiderojmë që puna vazhdon “si zakonisht”. Pasojat konkrete të këtij vendimi janë akoma të paditura. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë dhe gjejmë mundësi ku produktet shqiptare mund të futen në tregjet britanike dhe do të inkurajojmë kompanitë Britanike të marrin Shqipërinë në konsideratë si një vend për të investuar.

Gjithashtu në situatën aktuale një përpjekje e mirë prezantuar, interesante dhe e kompletuar nga ana e Qeverisë Shqiptare mund të tërhiqte shumë vëmendjen e investitorëve Britanik.

Programet tona në fushën e arsimimit vazhdojnë, ashtu sikurse edhe programi për zhvillimin e kapacitete menaxhuese. Rrjedhimisht dëshirojë të sigurojë anëtarët tanë dhe kompanitë që bashkëpunojnë me ne se, si gjithmonë, do të promovojmë marrëdhëniet tregtare midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar pavarësisht nga rezultati i 23Qershorit 2016.

SHKARKO APP