Pastrimi i parave, gjoba Exchange-ve – Agjencitë e këmbimit valutor, padi në gjykatë për penalitetet

Gjobave për mosrespektim të procedurave të raportimit të rasteve të dyshimta për pastrim parash nuk i kanë shpëtuar as agjencitë e këmbimit valutor.

Të paktën 6 agjenci i janë drejtuar Gjykatës Administrative për shfuqizimin të gjobave, ndërkohë që disa prej tyre i kanë çuar paditë deri në Gjykatën e Lartë.

Nga akt paditë mësohet se shumat e gjobave arrijnë deri në 1 milionë lekë. Subjektet kanë kërkuar nga Gjykata Administrative shfuqizimin e ndëshkimit të vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, si dhe heqjen e masës së gjobës.

Sipas të dhënave zyrtare, shuma totale e gjobave të vendosura në dy vitet e shkuara ndaj agjencive të këmbimit valutor arrin në mbi 10 milionë lekë.

Agjencitë e këmbimit valutor janë subjekte që detyrohen me ligj të raportojnë tek autoritetet e specializuara çdo rast të dyshuar për pastrim parash apo financim të terrorizmit.

Ligji për pastrimin e parave i detyron të mbledhin informacione të mjaftueshme për rastet e dyshimta për të kuptuar plotësisht burimet e financimit, natyrën e veprimtarisë, si dhe të raportojnë çdo rast në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave./SCAN

SHKARKO APP