Pastron tavolinat për t’u blerë dhurata fëmijëve për krishtlindje

Shtatë vjeçari amerikan fillon punë për t’u blerë dhurata për krishtlindje  fëmijëve të tjerë.

Trenton Gardner nga Indiana pastron tavolinat e klientëve gjatë kohës që ata ndodhen aty dhe bakshishet që do të mbledhë ka vendosur t’i shpenzojë për dhurata që do t’ua shpërndajë fëmijëve të lagjes së tij.

Menaxheri i restorantit është shprehur për BBC se djali kishte filluar të qante kur në fillim i ishte thënë se ai ishte shumë i vogël për të punuar.

“Unë mund ta bëjë këtë punë përgjithmonë. Klientët e restorantit më paguajnë kur unë u pastroj tavoinat. Kjo është puna më e paparë që kam bërë ndonjëherë,” ka thënë djali.

SHKARKO APP