Pastronin pusetën, punonjësit e UKT gjejnë dy armë zjarri

Dy armë zjarri janë gjetur në një pusetë në rrugën “Agim Qarri” në Tiranë.

Armët janë gjetur nga punonjësit e e UKT gjatë pastrimit të një pusete.

“Më datë 29.09.2016, në rrugën “Agim Qarri”, punonjësit e UKT, gjatë pastrimit të një pusete kanë gjetur dy armë zjarri: një pushkë, model 56, dhe një automatik, model 56, kalibri 7.62 mm, pa karikator dhe një kuti metalike me fishekë model 56, kalibri 7.62 mm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale“, sqaron policia.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Parashikuar nga Neni 278/2 i Kodit Penal.

SHKARKO APP