Pasuria 1,4 milion euro, pjesë e grupit edhe i dashuri i Viola Spiros

Pasuria e sekuestruar sot në Lezhë, me biznese, hotele, restorante e makina luksi i përket një grupi ku bën pjesë edhe Valentin Selaj, i njohur në media edhe si i dashuri i moderators së njohur Viola Spiro, i arrestuar pak kohë më parë në Itali si një nga bosët e trafikut të kokanës që vinte nga Amerika Latine.

Grupi në fjalë ishte i dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërsa operacioni “Forca e Ligjit”,i sekuestroi sot një pasuri prej 1.4 milion eurosh.

Mësohet se ndaj grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme: 7 ambjente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant; 4 ambjente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila); 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2 dhe 9 automjete luksoze.

Pasuritë rezultojnë të regjistruara në emër të shtetasve:

P.S, 40-vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë;
V.S, banues në Rrilë, Lezhë, i arrestuar nga policia e Firences në Itali, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika në Itali dhe shfrytëzimin për prostitucioni;
A.S, 35-vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Hollanda drejt Italisë, në kuadër të operacionit “Apuleio” dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg.

SHKARKO APP