Pasuria marramendëse dhe jeta e thjeshtë e Mark Zuckerberg

Themeluesi i rrjetit social më të madh  botë, Facebook, Mark Zuckerberg sot  numëron  një vlerë neto prej 74 miliardë dollarësh.

Sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg, Zuckerberg është personi i pestë më i pasur në botë, por edhe pse është një ndër njerëzit që me një pasuri marramendëse, duket se ai nuk ka një shije për pasuri, sidomos kur është fjala për makina, rroba dhe udhëtime.

Si anëtar “The Giving Pledge” dhe bashkëthemelues i Iniciativës së” Zuckerberg Chan”, të cilën ai e filloi me gruan e tij, Priscilla Chan,i ka kushtuar pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirëse.

Në maj të vitit 2012, tetë vjet pas themelimit të tij, Facebook debutoi në bursën e Neë Yorkut, dhe çdo  vit që nga ajo kohë, Zuckerberg ka shtuar një mesatare prej 9 miliardë dollarësh në pasurinë e tij neto.

Por edhe pse është një nga 5 njerëzit më të pasur në botë , Mark njihet për mënyren shumë të thjeshtë të jetesës së bashku me familjen e tij.

Zuckerberg është i njohur për makinat relativisht të lira. Ai është parë në një Acura TSX, një Volksëagen hatchback dhe një Fit Honda të cilat janë vlerësuar deri në ose nën 30 mijë dollarë.

Në maj 2011, ai bleu një shtëpi prej 5 mijë metra katrorë, të cilën e ka blerë për 7 milionë dollarë. Vitin tjetër, ai filloi të blinte prona që rrethonin shtëpinë e tij, duke shpenzuar më shumë se 30 milionë dollarë për të blerë katër shtëpi, me planin për t’i rindërtuar ato.

Ai gjithashtu zotëron një shtëpi në distriktin e Misionit të San Franciskos. Ai bleu shtëpinë 5.500 metra katrorë në vitin 2013 dhe shpenzoi mbi 1 milion dollarë për rinovime, duke përfshirë një serë dhe rimodelimin e kuzhinës.

Në 2014, ai shpenzoi 100 milionë dollarë në dy prona në ishullin Kauai, Plantacioni i Kahu’aina, një plantacion i cili në të kaluarën ishte përdorur për kultivimin e sheqerit, prej 357 hektarësh dhe Pila’a Beach, një plazh prej 393 hektarësh, pronë me një plazh me rërë të bardhë. Zuckerberg tha se ai dhe Chan blenë tokën, sepse ata janë “të përkushtuar për të ruajtur bukurinë e saj natyrore”.

Zuckerberg nuk duket se udhëton shumë për kënaqësi. Por kur ai udhëton, Facebook paguan faturat. Detajet dhe udhëtimet e Zuckerberg-ut i kushtuan kompanisë rreth 5 milionë dollarë në vitin 2015.

Ka gjasa që shpenzimet do të jenë shumë më të larta këtë vit, pasi Zuckerberg kaloi verën duke e përshkuar Amerikën si pjesë e qëllimit të tij personal për të vizituar çdo shtet amerikan në vitin 2017. Në turneun e tij, Zuckerberg darkoi me një familje në shtëpinë e tyre në Ohajo, u takua me disa njerëz të varfër, u takua me pjesëtarët e ushtrisë dhe madje ushqeu një viç.

Zuckerberg shpërndau fotot në Facebook mbi përvojat e tij në zemër të Amerikës. Në fakt, prioriteti i tij kryesor është dhënia e parave të tij, në vend që t’i harxhojë ato.

Zuckerberg është anëtar i “Giving Pledge”, së bashku me Bill Gates, Ëarren Buffett dhe mbi 100 miliarderë të tjerë me zotimin që të japin shumicën e pasurisë së tyre për bamirësi. Ai planifikon të shesë 99% të aksioneve të tij në Facebook përgjatë jetës së tij. Zuckerberg ka kontroll të plotë mbi të ardhmen e Facebook-ut.

Disa nga aksionet e tij në Facebook do të shkojnë drejt Iniciativës Chan Zuckerberg, një organizatë bamirësie të cilën ai e themeloi me gruan e tij në vitin 2015.

Iniciativa Chan Zuckerberg po merret me çështjet lokale dhe globale. Vitin e kaluar, Zuckerberg dhe Chan investuan 3 miliardë dollarë në kërkime të fokusuara në shërimin e sëmundjeve në botë deri në fund të këtij shekullit.

SHKARKO APP