Patentat e makinave, verifikimi online në ‘e-Albania’

Duke filluar nga java e ardhshme, asnjë institucion shtetëror, për nevojat e procedurave të veta, nuk do t’ua kërkojë më qytetarëve konfirmimin për gjendjen aktive të mjetit. Do të jenë vetë institucionet që do ta bëjnë këtë verifikim përmes portalit online e-Albania.

Kështu njoftoi dje Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Autorizimi për rifitimin e lejes së drejtimit dhe vërtetimi për lejen e drejtimit, të cilat janë shërbime me pagesë do të kryhen nga qytetari online. Pra, përmes portalit e-Albania, çdo qytetar që ka nevojë për këto dokumente mund ta bëjë pagesën online dhe gjithashtu merr vërtetimin online.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është duke studiuar të gjitha aspektet ligjore me synim lehtësimin e procedurave dhe shërbimeve tjera që kanë të bëjnë me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, me objektiv eliminimin e çdo mundësie për abuzim ndaj qytetarëve.

SHKARKO APP