Patentat e reja, ja si do hiqen pikët

Patentat e 600 mijë përdoruesve të automjeteve në Shqipëri nuk do të ndryshojnë nga futja e sistemit të ri me pikë.

Zyrtarët e Ministrisë së Transporteve dhe të Ministrisë së Brendshme sqaruan se qytetarët nuk do të ngarkohen me asnjë kosto shtesë për të blerë kartonë të rinj për patentat, pasi në përdorim do të mbeten ata që janë aktualisht.

Miratimi në muajin mars të vendimit të qeverisë për të vendosur sistemin e pikëve do të shoqërohet me hapjen e një faqe online, në të cilën çdo qytetar do të ketë shumatoren e pikëve të patentës së tij. Çdo qytetar do të pajisjet me 20 pikë dhe për çdo shkelje që do të bëjë, do të ndëshkohet me gjobë dhe me zbritje të pikëve.

Maksim Tashi, ekspert në Ministrinë e Transporteve, theksoi dje gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese se pikët nga patenta e qytetarëve do të hiqen vetëm në rastet kur do të ketë pezullim të lejes së drejtimit, shkruan Panorama.

“Asnjë heqje pikësh nuk bëhet për masat që nuk kanë shoqërim me pezullim. Që do të thotë asnjë drejtues mjeti që deri më sot nuk ka pasur pezullim, as nuk do i hiqen pikë dhe as nuk do t’i bëhet ndonjë veprim tjetër. Nga 54 nene që kanë normat e sjelljet, 16 më të rëndat janë me heqje pikësh”- ka thene ai.

Nderkohe qe Qamil Sadikaj, përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme, tha se: “Ne po punojmë shumë si Polici për t’i pasur policët me tableta si puna e këtyre kamerierëve dhe besoj që shumë shpejt do jetë eficiente.

SHKARKO APP