Patentat e Tahirit në makinën e biznesmenit, Paloka-Ramës: Nuk ke ku futesh!
Përmes një shkrimi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut nënkryetari demokrati i Kuvendit, Edi Paloka reagoi për lajmin ku një biznesmeni që u ndalua nga policia në Elbasan iu gjetën dy leje drejtimi të mjeteve lundruese të ish-ministrit Saimir Tahiri si dhe një patentë të gruas së tij.
Paloka, ironizon duke thënë se ish-ministrit makinën ia mbanin ‘Habilajt’, patentat ky me 800-she.
Reagimi
Kur “dreqi” është nisur të të marrë…
Patentat e Tahirit që janë dokumenta personale i mbante shoferi i Tahirit i cili i “paskesh harruar” tek ky qe levizte me 800 mije euro cash ne makine.
Makinen ja mbanin Habilajt, patentat ky me 800 -she.
POR vini re, detajet e fundit nga ngjarja; nje nga patentat eshte per MJETE LUNDRUESE.
Tahiri ka mohuar disa here te jete pronar skafi.
Fakt qe e ka denoncuar Sali Berisha dhe PD.
Akuza eshte se edhe me skafin ashtu si me makinen e Tahirit, Habilajt kane trafikuar droge.
Eshte e qarte qe patentat e Tahirit, jane ne makinen e kapur sepse nuk duhej te ishin ne shtepine e Tahirit kur te kontrollonte prokuroria.
Cako dhe Xhafaj fshehin ngjarjen kurse Rama kerkon prova dhe fakte…
Kur “dreqi” eshte nisur te te marre, nuk ke ku futesh. Dhe nuk e kam per Tahirin
E kam me ty POLIKARI