Patozi ironi me sheshin “Skënderbej”: Krijesa e Ramës me siglën e Lali Erit e ka një gjë të bukur
Dy ditë para hapjes së sheshit “Skëndebej” kanë filluar reagimet, jo vetëm në radhët e politikanëve, por edhe më gjerë. Demokrati Astrit Patozi, i cili u la jashtë listave të PD për zgjedhjet e 25 qershorit, ka ironizuar me projektin për rikonstruksionin e këtij sheshi.
“GJENI TE BUKUREN TEK SHESHI SKËNDERBEJ
Ia fusin kot të gjithë ata që po thonë në kor se kryevepra e fundit e “Rilindjes”, rikonstruksioni i sheshit “Skënderbej”, është sa e shpifur, aq edhe e shëmtuar. Krijesa e Edi Ramës me siglën e Lali Erit e ka njè gjë të bukur; PARKIMIN NENTOKËSOR”, shkruan Patozi.