Paundi britanik e nis javën në rënie – Euro dhe dollari të pandryshuara kundrejt lekut

Dita e hënë ka hapur kursin e këmbimit në nivele të pandryshuara për dy valutat kryesore, euron dhe dollarin amerikan. Ato janë të pandryshuara në raport me lekun dhe tregtohen si më poshtë:

Valuta Shitet Blihet
EUR/ALL 133.20 133.90
USD/ALL 114.50 115.30
GBP/ALL 150.50 151.30
AUD/ALL 87.50 88.30
CAD/ALL 89.00 89.90
CHF/ALL 114.50 115.50

Valuta e unioni europian ka qenë një nga më performuesit këtë vit, ndërsa hovi është ndërprerë vetëm nga tensionet në Spanjë.Euro, pavarësisht vështirësive në tregjet ndërkombëtare, në vendin tonë ka qenë valuta më e qëndrueshme e javëve të fundit.

Vlera e dollarit duket se është balancuar këtë të hënë nga pritshmëritë negative për caktimin e karriges bosh në Rezervat Federale, falë statistikave të GDP-së të publikuara ditën e premte, të cilat treguan se për tremujorin e tretë ekonomia e vendit u zgjerua me 3%, duke mundur çdo parashikim dhe duke përjetuar një normë rritjeje mbi 3% për dy tremujorë radhazi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, paundi britanik ka pësuar një rënie prej 0.5 lekësh krahasuar me ditën e premte. Kjo është një reflektim i kursit në tregjet ndërkombëtare, ku valuta e Mbretërisë së Bashkuar pa parë dobësim kundrejt të gjitha valutave kryesore.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pandryshuar këtë fillim jave janë ka qenë edhe franga zvicerane, ndërsa dollari australian dhe ai kanadez janë forcuar në raport me lekun, përkatësisht me 0.2 dhe 0.3 lekë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?