PD gati të ulet në tryezë me partitë e tjera opozitare, pranohen kushtet e Lapajt

Demokratët dhe aleatët e tyre historikë kanë pranuar të marrin pjesë në nismën për bashkimin e opozitës, të nisur nga Ermal Hasimja. Pas një takimi në selinë blu, Hasimja njoftoi se diskutimet do të zhvillohen nga përfaqësues të nivelit të dytë të partive, duke shmangur pjesëmarrjen e kryetarëve, një kërkesë e bërë nga Adriatik Lapaj.

Takimet e Hasimjes me subjektet opozitare synojnë krijimin e një fronti të vetëm përballë mazhorancës së Edi Ramës. Mësohet se gjatë vizitës së tij në selinë e PD, Hasimja ka gjetur dakordësinë e strukturave të Berishës dhe aleatëve të tij.

Kryedemokrati vetë konfirmoi se mirëpret iniciativën pa vendosur kushte, ndërsa Tedi Blushi nga Partia e Lirisë thekson se bashkimi vjen me vonesë, por mbetet i mirëpritur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?