PD-ja zien nga debati për Reformën, deputetja merr Doktoraturën me 96 pikë

Ndërsa grupi i saj po debaton për Reformën në Drejtësi, deputetja e Elbasanit është duke marrë titullin “Doktor Shkencash”. Fjala është për deputeten e re në selinë blu, Arbjola Halimi, e cila ushtron profesionin si një psikologe klinike. Lajmi është dhënë nga një mikeshë e deputetes, e cila e ka uron kolegen e saj me një postim në facebook.

Deputetja e cila është shpreh herë shihet provokative me postimet e saja në facebook, nuk ka kaluar pa vëmendjen e medias.

“Arbjola Halimi mirë se erdhe në komunitetin e Doktorëve të Shkencave. Një punim i shkëlqyer shkencor, i vlerësuar maksimalisht me 96 pikë. Suksese e dashur”,- shkruhet në statusin në facebook.

SHKARKO APP