PD mbyll fushatën, rrugët që bllokohen në Tiranë dhe spostimi i linjave urbane

Partia Demokratike do të mbyllë sot fushatën elektorale në Tiranë, miting i cili nesër do të pasojë me heshtjen zgjedhore. Ndërkohë  si pasojë e këtij mitingu, disa akse rrugore do të bllokohen si dhe disa linja urbane do të spostohen. Nëpërmjet një njoftimi policia ka bërë të ditur se duke filluar nga ora 17:00 do të ketë kufizime në këto akse rrugore.

Bllokohen

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me Bulevardin “Bajram Curri” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri”

Swiss Digital Desktop Reklama

Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën “Papa Gjon Pali i II” deri tek kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Swiss Digital Mobile Reklama

Spostimi i linjave urbane

Si rrjedhojë e këtyre segmenteve të bllokuara do të bëhet spostimi i përkohshme i linjave urbane si:

Linja Urbane e Tiranës së Re, nga rruga “Muhamet Gjollesha”, do të spostohet përkohësisht në Bulevardin “Bajram Curri”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe anasjelltas nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, do të spostohet përkohësisht në Bulevardin “Gjergj Fishta” drejt Rrugës “Muhamet Gjollesha”, duke anashkaluar segmentin Rrugorë “Sulejman Delvina, Abdyl Frashëri”

Linja Urbane Kamëz-Tiranë-Kamëz (Shpresa-Al), stacioni qëndror përkohësisht do të spostohet tek Sheshi “Parisi” tek Rruga e “Durrësit”(Kafe Flora)

Linja Urbane T.E.G.-Kopësht Zologjik-Qendër-ish Stacioni i Trenit, nga Sheshi “Uillson”, do të spostohet përkohësisht në Rrugën “Sami Frashëri”, Bulevardi “Bajram Curri”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe anasjelltas nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, do të spostohet përkohësisht në Bulevardin “Gjergj Fishta” drejt Rrugës “Muhamet Gjollesha”, duke anashkaluar segmentin Rrugorë “Abdyl Frashëri dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit nga Piramida drejt Presidencës”.

Linjat interurbane

Për të gjithë simpatizantët e kësaj force politike të cilët do të vin nga qytetet e tjera të Sqipërisë, mjetet e transportit Interurban do të parkohen si më poshtë:

Ardhja nga Sheshi Shqiponja do të ketë stacion parkimi, sheshin tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi” – Ardhja nga Pallati me Shigjeta do të ketë stacion parkimi, Rrugën “Muhedin Llagani”( ish parku i Ministrisë së Punëve të Brendshme).

Ardhja nga Rruga e “Elbasanit” do të ketë stacion parkimi, sheshin tek Fakulteti i Ekonomisë.

Ardhja nga Rruga “Bardhyl” do të ketë stacion parkimi, sheshin në afërsi të Martenitetit të Ri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?