PD ministrit Klosi: Po abuzohet me ndihmën ekonomike, verifiko listat

Ministri Blendi  Klosi ka prezantuar në Komisionin e Çështjeve Sociale buxhetin e vitit 2017, por deputetët e opozitës sollën shembuj, ku sipas tyre ka patur abuzime pë të përfituar ndihmën ekonomike. Ministri Klosi garantoi ngritjen e një grupi pune për të verifikuar abuzimet.

Buxhetin prej 67 miliard lekë parashikuar në vitin 2017, Ministria e  Mirëqënies Sociale dhe Rinisë do ta përdorë për të vijuar me reformat, si atë te pensioneve, ndihmës ekonomike, pagesën e paaftësisë, dëmshpërblimet për ish të përndjekurit si dhe investimet në arsimin profesional.

Klosi: Kemi bërë reforma të thella. Me këto para që kemi dhe me këtë buxhet që kemi do tu drejtohemi më qartazi grupimeve shoqërore dhe më me transparencë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetët e opozitës në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë sollën shembuj të abuzimit me ndihmën ekonomike, ku vetëm në qarkun e Elbasanit, sipas tyre, 22 persona kanë përfituar ndihmë ekonomike në mënyrë të padrejtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arbiola Halimi: Kanë vila, kanë biznese dhe që njëkohësisht marrin dhe pagesën e ndihmës ekonomike. Në komunën Mjekës, në Elbasan.

Klosi: Duhet të kisha emra konkret për tu dhënë përgjigje konkrete sze pse këto 22 familje janë cilësuar si më të varfrit e më të varfërve.

Albana Vokshi: Zoti Ministër, unë nuk mendoj që zonja deputete e opozitës duhet të bëjë punën e qeverisë, prandaj jeni në qeveri ju.

Klosi: Po kjo ngriti shqetësim.

Vokshi: Ajo denoncoi një fakt, ka emra konkretë, mund të bëni një kontroll.

Klosi: Dakord. E dini shumë mirë që kjo reformë nuk u bë asnjëherë nga ju, po bëhet nga ne.

Vokshi: E kemi bërë ne.

Klosi: Po ç’keni bërë?

Vokshi: E kemi firmosur ne, e kemi negociuar ne. Janë 38 milion euro,ju thamë ja bëni ndihmën ekonomike.

Për arsimin profesional numri i të regjistruarve është 2-fishuar në 2016 krahasuar me 2013.

Ministri Klosi raportoi se këtë vit janë regjistruar 27 mijë persona nga 13.000 të regjistruar 2 vite më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?