PD nis procedurat për shkarkimin e Presidentit Begaj, por një nismë pa efekt Kushtetues

PD ka njoftuar nisjen e procedurave parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke e akuzuar atë për “shkelje të rëndë të Kushtetutës”, pas vendimit për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë.

Në fakt nisma e PD-së është pa efekt Kushtetues, pasi opozita nuk i ka votat në Kuvend.

“Presidenti i Republikës, në mënyrë të paprecedentë, është rreshtuar në një anë të konfliktit politik, duke u bërë pjesë e skenarit të mazhorancës për të mbajtur nën kontroll institucionet dhe për të manipuluar kalendarin elektoral”, thuhet në deklaratën e Grupit Parlamentar të PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?