PD për shkarkimin e Veliajt: Do votojmë pro, por të dëgjohet në mbledhje
Këshilli Bashkiak i Tiranës në 16:00 do të vendosë për shkarkimin e Veliajt. Pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve në Bashki, këshilltari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti theksoi edhe njëherë qëndrimin e opozitës.
Teliti u shpreh se do t’i bashkojnë votat për shkarkimin e Veliajt, por ata këmbëngulin që kryebashkiaku duhet të dëgjohet.
“Partisë Socialiste iu deshën 7 muaj kohë për kuptuar që Tirana nuk po funksionon, që Tirana është e papastër. Qëndrimi i PD dhe aleatëve ka qenë dhe mbetet një orë e më parë shkarkimi, kemi kërkuar që ky akt të jetë i ligjshëm, në mënyrë që propozimi të mos kthehet nesër si instrument në duart e Veliaj për t’u kthyer me vendim të Gjykatës Administrative në krye të detyrës. Vendimmarrja e njëanshme që është marrë nga PS, ndërkohë që propozomi i opozitës ishte për të pasqyruar atë projektvendim edhe me shkelje të tjera. Na u mohua në Këshilli duke e lënë të thatë vendimmarrjen.
Ne kërkuam që e drejta, edhe e një të burgosuri të përjetë është të dëgjohet, jo më e kryetarit. Fakti që PS insistoi të mos dëgjohet, do jetë nesër një instrument ligjor i Veliajt për të fituar gjyqin. Është e drejta ligjore që të dëgjohet, siç është e drejta jonë t’ia themi në fryrë korrupsionin e tij, s’duam t’ia themi me korrespondenca mediatike, por t’ia themi aty në sallë”, tha Dorian Teliti.
KOHA JONË SONDAZH

