PD rimerr bastionin, kryeson me 5 mandate në Shkodër
Partia Demokratike rimerr bastionin e saj, Shkodrën. Nga numërimi i 383 kutive nga 421 kuti votimi gjithsej, demokratët kanë marrë avantazhin në Qark duke siguruar mandatin e 5-të dhe marrë kryesimin duke udhëhequr ngushtë fitoren me 37.46% të votave ose 37171 vota.
I pesti në listën e PD-së në Shkodër është kreu i PDK-së, Nard Ndoka.
Më pas vjen Partia Socialiste që paraprakisht renditet në vendin e dytë me 35695 vota ose 35.97% me 4 mandate.
Në vendin e tretë renditet LSI me 11396 vota ose me 1 mandat dhe fill pas saj renditet PSD (Tom Doshi) me 11290 vota ose 1 mandat.