PD thirrje FBI-së dhe Kongresit të SHBA, Këlliçi: Të hetohet aktiviteti i Sorosit edhe në Shqipëri

Partia Demokratike i bën thirrje sërish FBI-së dhe Kongresit të SHBA që të hetojë lidhjet e George Sorosit me kryeministrin Edi Rama. Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi nga selia blu tha se pa hetuar Edi Ramën, asnjë hetim për Sorosin nuk do jetë i plotë dhe i drejtë. ”Një hetim i pritshëm në SHBA për aktivitetet e Soros në Amerikë dhe në botë, do të përfshinte pa asnjë dyshim edhe Shqipërinë, laboratorin e preferuar të kësaj organizate famëkeqe. Ky hetim do të përfundonte drejtpërdrejtë te Edi Rama dhe zonjat Soros-Rama, Linda dhe Delina”,-tha Këlliçi.

Deklarata e drejtuesit politik të Tiranës, Belind Këlliçi:

Të nderuar qytetarë, Edi Rama hesht si ‘fija e barit’, edhe pse kanë kaluar katër ditë që kur Presidenti Trump përcaktoi George dhe Alex Soros si ‘subjekte të ligjit RICO’, me të cilin në SHBA hetohen individët dhe organizatat e strukturura mafiozo-kriminale. Nëse George dhe Alex janë armiqtë e Trump, të Amerikës dhe të Shqipërisë, ata ndërkohë janë miqtë e ngushtë të Edi Ramës, siç e dëshmon prania e tij në dasmat e të dyve. Pyetja që lind është se përse hesht Edi Rama?

Swiss Digital Desktop Reklama

Përse nuk del të deklarojë publikisht miqësinë me Sorosët, siç bëri me mikun e tij tjetër Charles McGonigal, kur ky i fundit po hetohej në Amerikë? Ne i dimë arsyet e heshtjes! Çdo shqiptar i di shumë mirë arsyet. Një hetim i pritshëm në SHBA për aktivitetet e Soros në Amerikë dhe në botë, do të përfshinte pa asnjë dyshim edhe Shqipërinë, laboratorin e preferuar të kësaj organizate famëkeqe. Ky hetim do të përfundonte drejtpërdrejtë te Edi Rama dhe zonjat Soros-Rama, Linda dhe Delina.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kësaj radhe Rama hesht dhe nuk ka guximin t’u dalë në mbrojtje miqve të tij, siç bëri me mikun tjetër të dënuar në Amerikë, agjentin famoz Charles McGonigal. Sepse, kësaj radhe në Zyrën Ovale nuk është administrata e majtë Biden, kohë kur në Shtëpinë e Bardhë, Alex Soros hynte si në shtëpinë e vet, duke lobuar, ndër të tjera, edhe për pushtetin kriminal të mikut të tij në Tiranë, Edi Rama dhe kundër opozitës shqiptare.

Ja përse hesht Edi Rama! Partia Demokratike përsërit thirrjen publike drejtuar Kongresit Amerikan dhe FBI që, në fokusin e hetimeve për organizatën mafioze Soros të futet edhe Shqipëria, e cila u shndërrua në kopshtin eksperimental të George Soros.

Pa hetuar Edi Ramën, i cili familjarisht është përfitues kryesor abuziv i fondeve të takspaguesve amerikanë, dhe që e ka kthyer Shqipërinë në një ‘fermë kafshësh’ eksperimentale të Fondacionit Soros, asnjë hetim nuk mund të jetë i plotë dhe as i drejtë! Ju faleminderit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?