PD u mbështet nga Rusia, Basha: PD do të hedhë në gjyq revistën amerikane për prishje imazhi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten është shprehur se ekspertët ligjor të Partisë Demokratike, po studiojnë mundësinë për të hedhur në gjyq revistën amerikane ‘Mother Jones’, për prishje imazhi.

Revista investigative amerikane “Mother Jones”, shkroi një artikull mbi historinë e lobimit të Partisë Demokratike në Shqipëri, para zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Në artikull autorët kanë shkruar mbi ndikimin rus, që sipas tyre, qëndron pas mbështetjes së ardhur nga segmente amerikane për PD e drejtuar nga Lulzim Basha.

Kreu i PD-së, deklaroi më herët se çështja e lobimit të PD është hapur në 14 nëntor kur lobuesi ynë amerikan bëri deklarimin në Thesarin e SHBA.

“Ne u kemi paguar lobuesve në SHBA vetëm 125 mijë dollarë. Pagesat janë bërë dy herë nga 50 mijë dhe një herë 25 mijë dollarë” – tha Basha në Opinion në Tv Klan që tha se shkrimi në “Mother Jones” është i paguar nga Rama.

“Mother Jones” është një gazetë ekstremiste e majtë e cila ka pasur në qendër të vëmendjes Romny dhe Traump në të kaluarën e cila financohet me miliona dollarë nga Soros. PD i ka deklaruar publikisht të gjitha fondet. Janë paguar vetëm 125 mijë dollarë. Këto janë në faqen e KQZ-së për dy kompani në një periudhë 3 apo 4 mujore.

“Mother Jones” thotë që ka marrë 650 mijë dollarë? Ne kemi paguar vetëm 125 mijë dollarë, nuk kemi bërë asnjë pagesë 500 mijë dollarëshe. PD ka deklaruar ato që ka shpenzuar dhe ka shpenzuar ato që ka deklaruar. Shkrimi është i mbushur me insinuata” – tha Basha.

 Shiko videon: 

 

SHKARKO APP