PDIU takim me banorë të Njësisë nr. 7 dhe 11 në Tiranë

Kryetari i PDIU-së ka propozuar krijimin e një Autoriteti Kombëtar për Solidaritetin dhe një për Pronën. Gjatë takimeve me banorë të njësisë bashkiake 7 dhe 11, Idrizi tha se vetëm në këtë mënyrë do të ketë një solidaritet më të madh për familjen por edhe për zgjidhjen e  çështjeve të pronësisë.

Shpëtim Idrizi: “Ne kemi menduar që ky vend ka nevojë për një Autoritet Kombëtar të Solidaritetit. Ne nuk mund të jemi të pandjeshëm karshi të gjithë atyre njerëzve të cilët janë në kufinjtë e varfërisë. Dhe ky Autoritet Kombëtar i  Solidaritet, njerëzor në rradhë të pare,  do të ishte një autoritet që do të integronte të gjithë ata organizma që japin ndihmë, të gjithë OJQ-të. Propozojmë një Autoritet Kombëtar për Pronën ku kemi mundësi që të integrojmë të gjitha ata instituticione që merren me këtë gjë.”

Ndërsa kandidatja për deputete në Qarkun e Tiranës, Mesila Doda deklaroi se PDIU nuk është parti e vogël, pasi nuk mund të jetë e tillë një parti që ka në themel të saj kauzën kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesila Doda: “ Nuk mund të jetë një parti e vogël një parti e cila ka pasur mundësi që stigmat ti ngrejë dhe ti ketë moment suksesi. Nuk mund të jetë një parti e vogël një parti që çështjen ekomonike dhe çështjen e nacionalizmit e ka thelbin e saj. Për familjet që kanë 2 ose më shumë fëmijë një ndihmë deri kur fëmijët të arrijnë në moshën madhore.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?