Pedofili ngacmon fëmijët e mitur, në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Duket sikur ky burrë po nxiton për të shkuar diku, por jo. Në fakt ai ecën shpejt, pasi synimi i tij është të ngacmojë vajzat e vogla teksa shkëmbehen me të në trotuar.

Raportuesi i videos ka treguar se e ka parë disa herë atë të veprojë në të njëjtën mënyrë, ndaj një ditë ka vendosur ta ndjekë që ta filmojë.

Siç duket në video, ky pervers pedofil ngacmon vajzat e vogla qëllimisht teksa bën sikur i prek ato padashje në trotuar. Videoja është postuar nga “Jeta osh qejf”. Epo nëse e shihni në rrugë, bëni mirë ta shmangni këtë njeri të ndyrë!

//

SHKARKO APP