Peleshi cakton datën, të hënën seanca e radhës në Kuvend

Të hënën (29 shtator) në orën 13:00 do të jetë seanca plenare në Kuvend. Vendimi është marrë nga kryeparlamentari Niko Peleshi, ku janë njoftuar edhe krerët e grupeve parlamentare. Kujtojmë që në seancën e fundit plenre, u votua përbërja e Komisioneve Parlamentare dhe drejtuesve të tyre. ”Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 29 shtator, ora 13:00. (Urdhër nr.13 , datë 26.9.2025, i Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi). Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet LIVE në RTSH Kuvend dhe faqen zyrtare FB të Kuvendit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?