Peleshi: Emigrantët tanë në Greqi dhe minoriteti grek, ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në takim ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Lamprini Komini.
Gjatë bisedës u vlerësua niveli i lartë i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen e paqes.
Peleshi theksoi rolin e Greqisë si partner strategjik dhe mbështetëse e vendosur e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Greqia është një vend fqinj, mik i Shqipërisë. Ajo është partnerja jonë në NATO dhe në kontributet për mbrojtjen e paqes, si dhe një mbështetëse e vendosur e anëtarësimit tonë në BE.
Me Greqinë na lidh jo vetëm e kaluara e përafërt historike dhe ngjashmëritë e thella kulturore. Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri përbëjnë gjithashtu ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi mes dy vendeve e popujve tanë për të sotmen e të nesërmen”, nënvizoi Peleshi.
KOHA JONË SONDAZH

